Albania Beauty











Udhetim Turistik 8 Ditor Me Autobuz

Tirane-Dubrovnik-Graz-Wien-Linz-Salzburg-Villach-Udine-Venezia-Trieste-Rijeka-Budva-Tirane.

Dita e pare
Nisja nga Tirana ne Oren 7 te mengjesit drejt Shkodres, pas ndaleses se pare ne nje lokal buze lumit te Bunes per kafe ose mengjes sipas deshires, vazhdojme drej pikes se kufirit te Murriqanit. Pas procedures se kufirit, vazhdojme udhetimin pergjate rivieres se Malit te Zi, ku do te kemi mundesi nje foto stop ne ishullin e njohur te Shen Stefanit. Me pas vazhdojme rrugen drejt Budves duke ndaluar me pare per nje pushim te shkurter ne Tivar. Ndalojme ne budva per dreke, asistenca jone do te jete e pranishme, qytetin historik te Budves qe pritet te behet pasuri e UNESKOS do ta vizitojme ne kthim.
Pas pushimit ne Budva vazhdojme udhetimin drejt qytezes se Makarkas ku edhe do te kemi qendrimin ne Hotel me 3*. Darka ne Hotel.

Dita e dyte
Pas mengjesit open buffe ne Hotel, nisemi per ne Graz. Autostrada qe na con ne Graz eshte e ndertuar ne vitet e fundit dhe kalon neper lugina shum te bukura neper vargmalet e Kroacise. Do te kemi pushime per kafe dhe dreke ne vende piktoreske. Mberritja ne Graz ne mbremje, akomodimi ne Hotel, darka ne lokal me muzike live.

Dita e trete
Fillojme diten me mengjesin open buffe, dhe pas mengjesit fillojme programin e vizitave ne  qytetin e njohur te Grazit. Vizite ne sheshin kryesor, Pazarin e vjeter, bashkine e qytetit, universitetin, parkun e qytetit, etj. Pas drekes rreth ore 13 nisemi per ne Wiene, ku mbasditja eshte planifikuar per Shoping ne nje qender tregtare gjigande me te gjitha llojet e Dyqaneve. Akomodimi dhe darka ne Hotel.

Dita e katert
Pas mengjesit open buffe ne Hotel, do te fillojme te eksplorojme qytetin madheshtor dhe me te vizituarin ne botet, Wienen. Programi i vizitave ne Viene perfshin Tourin klasik ne unazen e qendres se qytetit qe permbledh te gjitha godinat me te vizituara si: Godinen e Parlamentit, Operan e Wienes, Museun e arteve te Aplikuara, Muzeun e arteve te bukura, Godinen madheshtore te Bashkise se Wienes, pallatin Schönbrunn, Pallatin Belvedere, etj.  Ndermjet vizitave do te kemi pushim per kafe dhe dreke. Mbas dreke vizitat ne qytetin e Vienes perfundojne me nje udhetim me anije ne lumun e Danubit, nepermjet te ciles ju do te shikoni pamje te mrekullueshme te natyres dhe godinat me arkitekture famoze te qytetit te Vienes. Kthimi ne hotel. Pas darkes, shetitje shplodhese ne qender ne atmosferen e mrekullueshme te rrugeve dhe kafeve te mbushura plot me turiste te huaj.

Dita e peste
Nisja pas mengjesit ne Hotel, nisemi per ne qytetin e Salzburgut. Rruga prej 300 km per ne Salzburg, pershkon Austrine mespermes dhe ju do te keni mundesine te njiheni me natyren e mrekullueshme qe nuk krahasohet me asnje vend te europes per nga larmia, pastertia dhe bukurite. Mberritja ne Salzburg ne dreke dhe pas nje pushimi te shkurter ku mund te hahet dhe dreke, bejme nje tour panoramik te qytetit te Salzburgut ku do te shohim: Kalane e Salzburgut, Shtepine ku lindi dhe ku jetoi kompozitori i famshem Austriak Moxart, schloss Hellbrunn, Salzburger Dom, etj. Nisja nga Salzburgu  rreth ores 4 mbas dite per ne Itali ne qytetin e Udines, ku do te akomodohemi ne Hotel.

Dita e gjashte
Fillojme udhetimin pas mengjesit ne Hotel, per ne Venezia ku arrijme rreth ores 9e30. Dhe pasi leme autobusin fillojme viziten me anije neper Grand Canale per ne sheshin San Marko, ne kete mrekulli te natyyres qe vizitohet nga miljona turiste cdo vit. Ketu kemi shetitje te lire dhe foto per 3 ore. Me pas ne takohemi ne sheshin kryesor per ty kthyer me anije tek vend qendrimi i autobusit nga ku nisemi per tu kthyer duke kaluae dhe bere nje vizite panoramike ne Trieste, nje qytetet dhe portet me te rendesishem te Italise. Dreka ne Trieste, opsionale dhe pas ketij pushimi nisemi per ne Rijeka, qyteti me i bukur dhe Porti me i rendesishem  i Kroacise.  Vizitojme  Qytetin e Rijekes, Darka ne hotel.

Dita e shtate

Pas mengjesit open buffe, nisemi nga Rijeka per ne Dubrovnik, qytet i cili ben pjese ne pasurite e kultures boterore te UNESCOS, i cilesuar si perle e Adriatikut, i cili, vizitohet cdo vit nga miljona turiste nga e gjithe bota.
Ne mberrijme ne Dubrovnik mbasdite dhe fillojme vizitat ne qytetin e Raguzes se dikurshme, me Kalane dhe monumentet historike te saj, si: Farmacine me te vjeter te Ballkanit, Kishen Franceskane, Pallatin e Dukes, Katedralen etj. Vizite panoramike dhe foto neper Qytetin e Dubrovnikut. Darka ne Hotel dhe pas darke shetitje dhe argetim sipas deshires.

Dita e tete
Pas mengjesit ne hotel, Nisemi nga Dubrovniku per ne Budva, qyteti me i preferuar turistik i Malit te Zi, i cili pritet te behet pjese e Trashigimise Boterore te Kultures. Pasi bejme vizita ne kalane e dhe portin e qytetit, shetitje e lire ne Budva dhe dreka. Nisja nga Budva per ne Tirane reth ores 15 dhe mberritja ne Tirane ne darke. Ketu eshte dhe fundi I udhetimit.



Cmimi I kesaj Pakete per person:……………………………….

Ne  Pakete perfshihet:
-    Udhetimi me Autobusin e Agjensise per gjate gjith udhetimit.
-    Akomodimi per 7 nete ne hotele me 3*
-    Mengeset dhe darkat te paguara per te gjitha ditet e udhetimit
-    Viza Kroate pre 35€.
-    Asistence dhe shoqerim gjate gjithe udhetimit.
-    Pagesa e Udhetimit me Anije ne Lumin Danub pereth Wienes.
-    Pagesa e udhetimit me Anije ne Venezia nga autobusi ne sheshin San Marko dhe kthim.

Ne Pakete nuk perfshihen:

-    Vizat Shengen.
-    Hyrjet ne Muzeume dhe Monumente.
-    Cdo pagese tjeter qe nuk eshte e perfshire ne Pakete.

Kushtet e Pageses:
Te interesuarit per kete Udhetim Turistik, paguajn 50% te tarifes ne momentin e regjistrimit dhe 50% te mbetura, paguhen 1 dite para nisjes per udhetim.

Anullimet dhe Rikthimi i Pagesave.
-    Agjensia mund te anulloje udhetimin vetem per shkaqe madhore. Si te Tilla konsiderohen edhe mos marrja e Vizave dhe mos plotesimi i numrit minimal te pjesmaresve ne Udhetim qe eshte 15 persona.
-    Agjensia, ne rastin e anullimit te udhetimit per shkaqe madhore, ben kthimin 100% te shumes se arketuar nga pagesat e pjesmaresve te Grupit Turistik.
-    Agjensia ne rastin e anullimit te udhetimit nga personi/personat, mbas mbylljes se regjistrimeve, kthen 80% te cmimit total te paketes.
-    Agjensia mer persiper te plotesoje me korrektesi te gjithe sherbimet e ofruara ne paketen turistike e cila eshte obliguese per te dyja palet qe bien dakort, si per Agjensine ashtu edhe per Personin qe me ane te pageses dhe regjistrimin, pranon automatikisht kushtet e kesaj Pakete Turistike.
-    Agjensia, ne rastin kur per aresye Madhore qe jane: Pengesa udhetimi nga moti i keq, bllokime rruge per aresye te ndryshme, difekte te pa parashikueshme te mjetit te udhetimit, Probleme shendetesore te pjestareve te grupit etj, nuk ploteson te gjitha sherbimet e premtuara ne Paketen e Udhetimit Turistik, ben kompensimin me shebime te tjera qe kane vlere te perafert me sherbimet e pa realizuara ne mirkuptim me Grupin, por jo te ktheje individeve kunder vleren e shebimit te pa realizuar.


For more information please contact:

Attractive travel
Bardhok Biba str. Nr. 2
Tel: +355 (0) 42 244347
Mob: +355 682020013
Fax: +355 (0) 42 244347
e-mail:  This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it
web: www.attractive-travel.com

 
          
Novasol
 

28.000 Apartamente dhe Vila pushimesh.

Zgjidhni ambjentin tuaj te preferuar per pushime!