Albania Beauty











Frankfurti ne kater dite

Dita e pare
Nisja nga Aeroporti "NENE TEREZA" per ne Frankfurt. Mberritja ne aeroportin me te madh te Europes dhe Transferta nga Aeroporti ne Hotel. Ne varesi te kohes se mberitjes, do te kemi organizimin e kohes se lire me shetitje dhe Vizita. Darka dhe nata ne hotel.

Dita e dyte
Ne diten e dyte te qendrimit ne Franfurt do te kemi nje program interesant vizitash nepermjet te cilave do te bejme te mundur te zbulojme mrekullite e ketij metropoli te Gjermanise. Do te vizitojme  gjate kesaj dite Bashkine 600 vjecare te Franfurtit, e cila u shkaterrua komplet gjate luftes se dyte boterore dhe u rindertua perseri gati pothuaj si ndertesa origjinale, vazhdojme vizitat ne objektet historike qe ndodhen ne qender te Frankfurtit si, Kaiserdom, e ndertuar ne vitin 1239, ku jane pagezuar 10 Kaiser nga viti 1562 deri ne vitin 1792. Shtepine ku lindi dhe u rrit Shkrimtari i madh Gjerman GOETHE, Vendrojen Kryesore te Qytetit te ndertuar ne vitin 1729 si poste ushtarake per ruajtjen e Qytetit, u shkaterrua plotesisht ne luften e dyte boterore dhe u rindertua perseri. Duke qene ne qender te qytetit ka sherbyer ne vite si pike takimi midis njerezve,Rrugen tregtare me gjatesi 1,2 km me dyqane pa fund e cila ka xhiron ditore me te madhe si qender tregtare ne gjithe Gjernanine, Bursen e Frankfurtit qe filloi aktivitetin ne vitin 1585 dhe sot eshte Bursa me e rendesishme ne Europe dhe ne tregjet Financiare Boterore. Operan e vjeter, dhe kopeshtin Zoologjik qe ndodhet ne qender te Frankfurtit, i ndertuar ne vitin 1858, me i vjetri ne Bote, u shkaterrua plotesisht nga bombardimet e vitit 1944 ku u shfarosen edhe kafshet e egra qe ndodheshin ne Kopesht. U rindertua dhe sot ka 4800 Kafshe te 550 llojeve. Kthimi ne hotel, darka ne Hotel.

Dita e trete
Fillojme viziten me nje shetitje me anije perreth Frankfurtit ne lumin Rhein, do te ngjitemi ne kullen MAINTOWER 200 meter e larte, me nje Plateforme ne katin 56 nga ku do te kemi mundesi te shikojme nga lart bukurite e qytetit te Frankfurti. Vazhdojme viziten ne godinen e Panaireve te Frankfurtit. rrenjet e se ciles jane ne vitin 1240 ku per here te pare filloi funksionimin panairi i Frankfurtit, sot eshte e treta ne bote.e rindertuar mbas luftes se dyte boterore ishte me e madhja ne Europe. ndertimi i Messeturm 256,5 meter e larte ne vitin 1991 me HAMMERING MAN, nje veper arti 23m e larte dhe 32 ton e rende, trupi gjigand i nje punetori me varre ne dore qe leviz dhe godet me varre, simboli i punes, eshte godina me e bukur ne Frankfurt.

 

 

Dita e katert
Vizite ne nje supermerkato gjigande per shoping dhe nisja per ne Aeroportin e Frankfurtit, kthimi ne Tirane.

Cmimi I ketij udhetimi per person ne grup min 20 Pax eshte 230 Euro

Ne cmim perfshihen:
-    Transferta Aeroport-Hotel-Aeroport
-    Akomodimi ne Hotel me 3*me mengjes dhe darke
-    Vizite Panoramike me Autobus te prenotuar neper Frankfurt
-    Vizita Panoramike e Qytetit me Anije ne lumin Rhein

Ne cmim nuk perfshihet:
-    Bileta e Avjonit vajtje-ardhje
-    Pagesa e Vizes Gjermane
-    Cdo pagese tjeter pervec atyre qe perfshihen ne cmim

Foto te Objekteve qe do te vizitohen

For more information please contact:

Attractive travel
Bardhok Biba str. Nr. 2
Tel: +355 (0) 42 244347
Mob: +355 682020013
Fax: +355 (0) 42 244347
e-mail:  This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it
web: www.attractive-travel.com

 
          
Novasol
 

28.000 Apartamente dhe Vila pushimesh.

Zgjidhni ambjentin tuaj te preferuar per pushime!