Albania Beauty











Udhetim turistik Tirane-Dubrovnik-Tirane


Dita e pare
Pas takimit me guiden fillon udhetimi yne me autobus llukzos me ajer te kondicionuar drejt Kroacise. Pas ndaleses se pare buze Bunes ku mund te shijojme dhe mengjesin udhetimi yne vazhdon me proceduren e kalimit te kufirit. Me pas vazhdojme rrugen drejt Tivatit ku do kemi mundesi per nje pushim te shkurter per kafe.I drejtohemi Budves (qyteti me turistik i bregdetit te Malit te Zi atje mund te shikoni kalane dhe portin e qytetit pjese te cilat priten te behen pjese pasurive historike te UNESCOS). Atje keni mundesi te drekoni ne menyre fakoltative. Sygjerimi yne do jete gjithmone i pranishem. Pas ketij pushimi prej 2 oresh drejtimin do ta marrim drejt kufirit Kroat ku perpara do te kemi mundesi te lundrojme dhe me tragetin e zones se Hercegnovit. Pas procedurave te kufirit kroat i drejtohemi qyteti te Dubrovnikut. Atje do kemi mundesi te takohemi me partneret tane . Darka dhe akomodimi ne hotel.

Dita e dyte
Pas mengjesit ne hotel dhe riprezantimit te programit nga guida jone fillojme viziten panoramike te qytetit te vjeter te Dubrovnikut.(Ndryshe i quajtur venecia ne miniature, dubrovniku ofron nje turizem si kulturore ashtu dhe verore.Ai cilesohet si nje nga perlat e Adriatikut.Ne kohe te vjetra ndryshe i quajtur Raguza ka qene gjithmone ure komunikimi per europen.Qyteti eshte pjese e pasurive historike te UNESCOS) Turi perfshin:Vizite panoramike, Manastiri Francescian & Domenician ( Manastire te cilet kane histori ne qytetin e vjeter sepse simbolizojne kohen e zhvillimit te tij perpara termetit), Katedralja e qytetit (Katedralja e Shen Blazed shenjtorit te Dubrovnikut do te jete nje eksperience e bukur per viziten tuaj), Shetije me varke ne brigjet e Dubrovnikut (nje vizite opsionale me extra pagese) Qyteti i Cavtat ( qytet i lokalizuar ne afersi te Dubrovnikut me nje pejsazh fantastik dhe me shetitore perpara detit), Konavoski Dvori opsionale (vend i ujvares Konavoski te qyteti te Cavtatit, nje vend mbreselenes dhe shume piktoresk.Sygjerimi yne ne kete vend per dreken opsionale. Kthimi me pas ne Dubrovnik duke ndaluar ne pjesen e siperme te qytetit per foto stop. Mbasdite e lire per shopping ne qytetin e Dubrovnikut. Darka dhe akomodimi ne hotel.

Dita e trete
Pas mengjesit ne hotel nisja drejt Tiranes. Pas procedurave te kufirit Kroat nisemi drejt Kotorit. Vizite panoramike ne Kotorr (qyteti i mbretereshe Teutes me nje qyteze brenda kalase dhe me nje keshtjele ne maje te malit, Kotorri eshte nje vend teper turistik ku ju mund te zgjeroni dhe njohurite per sa i perket historise se Malit te Zi. Atje do te keni mundesi te drekoni ne menyre fakoltative. Sygjerimi yne do te jete gjithmone i pranishem. Pas pushimit 2 oresh ne Kotorr marrim drejtimin ne kufirin e Muriqanit dhe me pas kthimi per ne Tirane.

 

For more information please contact:

Attractive travel
Bardhok Biba str. Nr. 2
Tel: +355 (0) 42 244347
Mob: +355 682020013
Fax: +355 (0) 42 244347
e-mail:  This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it
web: www.attractive-travel.com

 
          
Novasol
 

28.000 Apartamente dhe Vila pushimesh.

Zgjidhni ambjentin tuaj te preferuar per pushime!