Albania Beauty











Udhetim kater ditor


Tirane-Kolashin-Sarajevo-Mostar-Budva-Tirane

 Dita e Pare

Pas takimit me guiden fillon udhetimi yne me autobus llukzos me ajer te kondicionuar drejt Malit te Zi. Pas ndaleses se pare buze Bunes ku mund te shijojme dhe mengjesin udhetimi yne vazhdon me proceduren e kalimit te kufirit. Me pas vazhdojme rrugen drejt Podgorices ku do kemi mundesi per nje pushim te shkurter per kafe. Pas turit panoramik te ketij qyteti do te kemi kohe te lire per shoping ose te drekoni ne menyre fakoltative. Me pas I drejtohemi Kolashinit (qyteti me turistik malor i Malit te Zi). Akomodimi ne hotel dhe pas darkes kohe e lire.

Dita e dyte

Pas mengjesit ne hotel nisemi ne drejtim te Republikes se Bosnje Hercegovines.
Gjate rruges do te bejme ndalesa te ndryshme per foto dhe dreken fakoltative. Do kemi mundesi te shijojme pejsazhin panoramik si dhe digat gjigante te asaj zone .Sugjerimi yne do te jete gjithmon i pranishem.Pas procedurave te kufirit (HUM) do ti drejtohemi qytetit te Sarajeves. Pasdite do te ndjekim turin panoramik te Sarajeves i cili eshte i kombinuar me autobus dhe kembe. Atje do te mund te shohim :
Geton Cifute, Stadiumin Kombetar, Bibloteken kombetare, Lumin Bosna, Pazarin e Vjeter, Muzeun Kombetar, Uren Otomane. Akomodimi dhe darka ne hotel.

Dita e trete

Pas mengjesit ne Hotel do te nisemi  ne drejtim te qytetit pjese e UNESCOS Mostar. Pas udhetimit per rreth 2:15 min dhe pas mberritjes do te kemi mundesi te zhvillojme programin panoramik te Mostarit ku mund te vizitojme :Uren e Famshme te Mostarit, Pazarin e Vjeter, Qytetin e Vjeter. Pas programit kohe e lire per dreke fakultative. Sugjerimi yne do te jete gjithmone i pranishem. Akomodimi dhe darka ne hotel.

 

Dita e katert

Pas mengjesit ne hotel do te nisemi per ne drejtim te Malit te Zi. Rruga kalon nepermjet nje peisazhi teper unik ne te cilin shtrihet dhe rruga e kufirit te ri ndermjet 2 shteteve. Pas kalimit te kufirit i drejtohemi qytetit te Budves me ane te tragetit. Me pas do te drekojme dhe te kemi mundesite relaksohemi ne kete qytet i cili eshte (pjese e pasurise kulturore te UNESCOS)
Ne Budva do te vizitojme : Portin e vjeter, Qytetin e Vjeter
Atje do kemi dhe dreken fakoltative. Me pas nisemi drejt qytetit te Tivarit ku do te kemi mundesi te kryejme nje program panoramik te qytetit dhe nisemi drejt kufirit Shqiptar. Ne mbremje mberritja ne Tirane.
Fundi i Sherbimit tone.


Cmimi 190 Euro per nje minimum 20 Personash

 

For more information please contact:

Attractive travel
Bardhok Biba str. Nr. 2
Tel: +355 (0) 42 244347
Mob: +355 682020013
Fax: +355 (0) 42 244347
e-mail:  This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it
web: www.attractive-travel.com

 
          
Novasol
 

28.000 Apartamente dhe Vila pushimesh.

Zgjidhni ambjentin tuaj te preferuar per pushime!